Trave Continua eshte moduli per menaxhimin e trareve, qofshin ato te derivuar nga
modeli tredimensional i CAD3D Struttura, ose te krijuara nga e para.
Ne vitet e fundit moduli i preferuar nga perdoruesit e DOLMEN eshte rinovuar totalisht per tju pershtatur akoma dhe me mire
kerkesave aktuale te informatikes; grafika e re me shume ngjyra dhe shkronja me te medha ne te gjitha dritaret, e ben perdorimin
e Trave Continua te menjehershem. Ikonat e rinovuara na lehtesojne aksesin ne funksionalitetet e ndryshme dhe ne gjetjen me te
shpejte te komandave. Nga kerkesat e shumta kemi bere te mundur perdorimin e Trave Continua edhe ne anglisht; cdo term dhe funksion
jane perkthyer, po ashtu edhe raportet e analizes.
Programi analizon trare me seksion T-je, L-je, Z-je dhe I-je, qe do te thote qe
mund te zgjidhni nga format standarte, ose te zgjidhni nga nje katalog i gjere profilesh metalike apo te importoni nje seksion te
krijuar nga perdoruesi me ane te modulit "Sezione utente" (Seksioni i perdoruesit).
Skemat statike variojne nga traret e thjeshte ne disa mbeshtetes te traret me
bllokim elastik e deri tek cedimentet. Trave continua vizaton dhe analizon ne menyre mjaft
te thjeshte e automatike, nje shkalle drejt nje catie duke u nisur nga te dhenat arkitektonike.
Moduli mund te punoje me metoden e tensioneve te lejueshme ose ne gjendjet limite
duke kryer verifikimet e U.L.S dhe S.L.S.
Pozicionimi i armaturave gjatesore mund te kryhet nga skemat e propozuara ose te
krijohen nga perdoruesi duke gjeneruar nje skeme te re. Ekzistojne ne fakt katalogje armaturash parametrike te personalizueshme nga
perdoruesi. Secili prej tyre mund te provohet tek traret ne projekt e siper, duke verifikuar menjehere pozicionimin. Eshte e mundur
gjithashtu te vizatosh direkt armaturat ne kategorine carpenteria ne menyre qe te zgjidhen menjehere edhe situatat me te veshtira si
psh. traret e catise.
Programi eshte i perbere pergjithesisht nga nje CAD i vogel, fale te cilit cdo
modifikim mund te kryhet duke operuar menjehere te objektet grafike: barat e armaturave mund te terhiqen, bashkohen, duplikohen dhe
modifikohen ne numer dhe diameter. Per cdo modifikim korrispondon nje riverifikim i gjendjeve tensionale dhe deformative.
Ne importimin nga tredimensionali programi na lejon, pervec paketimit te te
gjitha kombinacioneve te parashikuara, dhe paketimin e trareve te ngjashem, ose per sa i perket aksioneve, edhe importimin direkt
nga peshat.
Para projektimit, aksionet e llogaritura mund te pesojne modifikime, sic eshte
rishperndarja e momenteve, kerkesa e momenteve minimale pozitive dhe negative, bashkimi parabolik i momenteve mbi mbeshtetjet ose
cedimentet e buze kolonave.
|