Per percaktimin e cilesise se frontit jane perdorur:
Klasifikimi i Bieniawski (1976) – Metoda RMR (Rock Mass Rating):
mban parasysh 5 parametra relative te gjendjes se shkembit dhe te nje
treguesi korrigjues.
Klasifikimi i Bieniawski (1989) – Metoda RMR:
na lejon te perfitojme parametrat karakteristike te mases: kohezionin,
kendin e ferkimit dhe modulin e deformimit.
Klasifikimi i Barton (Qsystem 1974) – Metoda Q (Qualità):
eshte bazuar ne analizen e 200 rasteve reale. Treguesi Q vleresohet me ane te parametrave: RQD, Jr, JW, Jn, Ja, SRF.
Metoda GSI (Geological Strength Index): definimi i indexit GSI
sjell vleresimin e parametrave te nevojshem per te percaktuar treguesin RMR.
Klasifikimi i Deere (1964) – Metoda RQD (Rock Quality Designaton):
bazohet ne vleresimin e R.Q.D te percaktuar si perqindja e rekuperimit te kampioneve nga shkembinjte.
Klasifikimi i Wickam (1972) – Metoda RSR (Rock Structure Rating):
perben sistemin e pare te klasifikimit komplet te shfaqur ne letersine teknike. Bazohet ne vleresimin e treguesit R.S.R.
Klasifikimi i Romana (1985) – Metoda SMR (Slope Mass Rating):
eshte nje variant i klasifikimit te Bieniawsky. Perdoret per vleresimin e qendrueshmerise se mureve shkembore.
Klasifikimi i Jasarevic dhe Kovacevic, “n – RMRc”:
metoda na rikthen Kohezionin, Kendin e Ferkimit dhe Modulin Elastik.
Klasifikimi i Robertson; "SRMR": metoda, e aplikueshme vetem per
qendrushemerine e shpateve te shkembinjve, eshte e derivuar nga RMR.
Per te perdorur programin, perdoruesi duhet te njihet me parametrat (rezistencen
shtypese ne nje aks, RQD, ndarjet, vrazhdesine etj) e nevojshem per llogaritjen e treguesit te perzgjedhur, qe do percaktoje cilesine
e mases shkembore. Per te aplikuar metodologjite e mesiperme te klasifikimit, profesionisti duhet te kete rezultatet e laboratorit
dhe te dhenave gjeologjike te derivuar nga vendi konkret.
Nje aplikim i metejshem i programit konsiston ne mundesine te vendosesh bashkimet e nderprejeve, ne koordinate Dip dhe Dip-direction,
dhe ti prezantosh ne nje stereograme polare. Futja e ketyre te dhenave mund te behet vecmas ose me kopien nga Excel; ne cdo moment
mund te eliminohet ose modifikohet cdo e dhene.
Ne kohe reale eshte e pranishme ne ikonen e mouse, vlera e dip dhe dip-direction e pikes se interesuar.
Programi llogarit perqindjen e dendesise se poleve duke vizualizuar, me ane te nje grade ngjyrosese, zonat me vlerat e njejta.
IS GeoRocce
propozon testin e Markland per te evidenciuar planet e paqendrushme potenciale te
nje fronti shkembor. Ne baze te orientimit te nderprerjeve dhe kendit te ferkimit mesatar, kemi nje vleresim te qendrueshmerise te pykes.
IS GeoRocce kryen analizen e qendrueshmerise planare ne funksion
me nderprejtet e pranishme dhe te frontit shkembor. Programi vlereson faktoret e sigurise ne baze te situatave rreshqitese
potenciale.
IS GeoRocce kryen llogaritjen e stabilitetit te pykes ne
shkemb. Ne rastin e nje solidi potencialisht te paqendrueshem, formuar nga prerja e planeve te nderpreres dhe frontit, nuk bie
ne hipotezen e kinematizmit planar te merret ne llogari mundesia e rreshqitjes pergjate bazes se pykes. Programi llogarit, duke
perdorur metoden e thjeshtuar dhe ate komplete, faktorin e sigurise sipas metodes se limitit te ekuilibrit. Metoda komplete ka
ndermend terheqjen, i lejon te fuse perforcimet dhe te varioje sipas deshires nivelin e rrahjes hidraulike ne anen e perparme.
Nderfaqja e re 3D na lejon te kryejme verifikimet e qendrueshmerise 3D te mases shkembore dhe ne sistemin operativ Windows 7 dhe
Windows 8. Per qendrueshmerine planare si dhe per ate 3D programi vlereson automatikisht aksionin sizmik sipas normatives se NTC 08.
Si ne rastin e kinematizmit polar dhe ne rastin e kinematizmit 3D programi llogarit automatikisht forcen sizmike te aplikuar
sipas te dhenave te vendit real (sipas NTC 08). LLogaritja rikthen faktorin e sigurise ne mungese te sizmes dhe ne prezence te
sizmes, ne kete rast si me forcen sizmike te aplikuar nga lart si me forcen sizmike te aplikuar drejt anes se poshtme.
|