IS ProGeo - IS PG

     

Single Image

 

 

IS ProGeo eshte nje pakete modulesh te vogla te aspektit gjeoteknik te dobishem per projektimin e strukturave ne kontakt me terrenin. Ky software eshte nje strument i rendesishem per studimin baze te nderveprimit terren-strukture dhe kompleton analizen strukturale nga pikpamja gjeoteknike, sepse aplikacionet vecmas jane te perdorueshem ne kaskade nga programet strukturale omnia IS CDM Dolmen. Modulet aktive per momentin jane:

IS GeoRel, IS NaviGeo, IS IperFond, IS PortaPalo,
IS PaliElas, IS PaliSol, IS SpintaMuro, IS CedoEdo, IS CedoGran,
IS DBStrati, IS DBProveSPT e IS DBProveCPT

 

IS GeoRel: nje modul i ri per gjenerimin e raportit gjeoteknik me shtjellimin e vlerave karakteristike te ø, cu, vs dhe Dr, parametra themelore per verifikimet sipas U.L.S; IS GeoRel ka nje qasje inxhinieristike dhe te dhenat mund te lexohen nga module te tjere gjeoteknike te projektit (IS Plinti, IS Muri, IS Palificate).

IS NaviGeo: ose navigatori gjeoteknik, eshte nje modul i ri qe na lejon permbledhjen e raporteve te llogaritjeve te elementeve te themeleve ne nje permbledhje unike dhe te gjeneroje printimin e te gjithe elementeve me te rendesishem (kapacitetin portant dhe cedimentet).

 

IS IperFond: moduli per llogaritjen e kapacitetit portant te themeleve siperfaqesore ne rast te terreneve me multi-shtresa edhe me prezencen eventuale te ujit.

Me rastet e ngarkesave te dhena, te eksportueshme edhe nga CAD 3D struttura, programi aplikon automatikisht te gjithe koeficentet e parashikuar nga NTC 2008. IS IperFond kryen verifikimin ne thyerje te pergjithshme, duke perdorur metoden e Brinch-Hansen, dhe verifikimin ne punzonamento, sipas teorise se thelluar nga Vesic.
Eshte e mundur te kesh terrenin e anuar, te zgjedhesh mes themeleve te formes drejtkendore ose rrethore, mes themeleve pikesore (plinteve) ose te vazhdueshme (trareve). Verifikon edhe sipas kushteve sizmike.

 

IS PortaPalo: modul per llogaritjen e kapacitetit portant te nje shtylle themeli sipas NTC 2008; propozon automatikisht koeficentet e sigurise. Programi perdor te gjitha metodat e llogaritjes te njohura (bazuar mbi rezultate te provave penetrometrike) dhe keshillon ato me te pershtatshme sipas tipologjise se shtylles se konsideruar (infis, triveluar, helik e vazhduar ose mikroshtylle) dhe sipas shtreses se analizuar.

 

IS PaliElas: modul per llogaritjen e aksioneve ne koken e shtyllave te zhytura ne nje terren elastik te lidhura ne kulm me nje themel te ngurte. Rezultatet konsistojne edhe ne perberesit e zhvendosjeve te ngurta te themeleve. Duke perdorur teorite e Randolph, Fleming dhe Timoshenko, programi perfiton efektet e nderveprimit terren-strukture ne rastin e nje palifikate te perbere prej shume shtyllash te anuara. Mund te importohen aksionet e fituara nga moduli IS SpintaMuro dhe nga IS Plinti.

 

IS PaliSol: eshte moduli per llogaritjen e aksioneve ne kokat e shtyllave, ne rastin 3D.
Rezultatet e analizes konsistojne ne 6 perberesit e zhvendosjes se ngurte te themeleve dhe ne aksionet vepruese ne kokat e seciles shtylle. Keto vlera mund te eksportohen ne programin IS Pali ne te cilin kryhet verifikimi i cdo shtylle dhe llogariten kapacitetet mbajtese. Analizon kufizimin ekuivalent te nje grupi shtyllash, te lidhur ne menyre te ngurte, ne DOLMEN.

 

IS SpintaMuro: modul per llogaritjen e aksioneve mbi murin mbeshtetes; nga ky i fundit eshte i dhene moduli, pika e aplikimit dhe animi.
Programi na jep mundesine te futim nje stratigrafi ne anen e perparme te ndryshme nga ajo e themelit dhe ne anen e pasme; kryen verifikimin ne permbysje, ne rreshqitje dhe sipas kapacitetit portant.
Mund ti jepet nje anim terrenit ne rrjedhen e siperme dhe te aplikosh nje ngarkese te shperndare linearisht.

 

IS CedoEdo: modul per llogaritjen e cedimenteve edometrike. Programi ndjek nje metode monodimensionale te propozuar nga Terzaghi (1943), te perdorueshem vetem ne rastet e terreneve kohezive. Merret ne konsiderim nje themel drejtkendor ose rrethor dhe nje peshe uniforme e shperndare. Llogaritja mund te behet duke perdorur koeficentin e ngjeshmerise se terrenit ose treguesit ose raportet e ngjeshmerise dhe ringjeshmerise.

 

IS CedoGran: modul per llogaritjen e cedimenteve te themeleve siperfaqesore mbi terrenet multi-shtrese renore duke perdorur korrelacionet e Burland e Burbidge, te Schmertmann, Berardit dhe Lancellotta. Cedimenti, i menjehershem dhe i shperndare ne kohe, llogaritet ne baze te rezultateve te provave penetrometrike dinamike ose statike.

 

IS DBStrati: modul qe na lejon te percaktojme nje databaze te stratigrafise dhe te karakteristikave mekanike te terrenit.
Fale kesaj databaze te dobishme kemi mundesine te percaktojme nje stratigrafi standarte per cdo pune, ne menyre qe programet te hapen me te dhenat relative te karikuara.

IS DBProveSPT: modul qe na ndihmon te definojme nje databaze me provat penetrometrike S.P.T.
IS DBProveCPT: modul qe na lejon te definojme nje databaze me provat penetrometrike C.P.T.
Keto module ekportohen ne fletet Excel duke i kopjuar dhe na japin mundesine te percaktojme nje prove S.P.T. ose C.P.T standarte per cdo pune, ne menyre qe programi te hapet me te dhenat e karikuara.

IS DBStrati, IS DBProveSPT dhe IS DBProveCPT menaxhojne dy databaza te ndryshme: nje i pergjithshem, ku mund te fusim te dhenat e perfituara nga pune te ndryshme, dhe nje lokale, specifik per punen aktuale. Keto module japin mundesine te krahasojme dhe kopjojme te dhenat nga niveli i pergjithshem ne nivelin lokal dhe te kryejme kerkime mbi file te puneve te vjetra.

Programet na japin vizualizimin e te dhenave ne format vizatimi dhe ne format tabele.

Single Image
 

 

Single Image
 

 

Single Image
 

 

Single Image
 

 

Single Image
 

 

Single Image

 

 

Single Image

 

 

Single Image

 

IS ProGeoeshte i perditesuar sipas NTC 2008.

IS ProGeo na lejon redaktimin automatik te nje raporti final ne formatin rtf, html, doc dhe txt. Cdo grafik dhe raporti i tij mund te printohen ne nje dispozitiv te menaxhuar nga Windows. Ne cdo tabele mund te zhvendosen ose kopjohen te dhenat nga nje flete Excel®.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

CDM DOLMEN e omnia IS srl - P. IVA 06965140012 - Via Drovetti 9F, 10138 Torino ITALY

Tel.: +39 011 4470755 - Fax: +39 011 4348458 - mail: dolmen@cdmdolmen.it

Na ndiq ne:

Guarda i nostri video su YouTube