IS Palificate (bashkesi shtyllash te lidhura ne nje strukture) eshte moduli i ri
dhe intuitiv i CDM DOLMEN dhe na lejon projektimin komplet te palifikatave; bazohet mbi eksperiencen e maturuar nder vite me
programin paraardhes IS Pali, i perdorur me sukses nga shume projektues.
Ne program, tipologjite e shtylles se analizueshme jane shtyllat infise, shtyllat e triveluar, shtyllat me helike te
vazhduar, mikroshtyllat qe perbehen nga materiale si betoni, celiku…..
Projektuesi mund te zgjedhe mes disa korrelimeve te ndryshme per vleresimin e portates baze (mes metodave te shtuara
jane ato te Jamiolkowski e Lancellota, Reese dhe O’Neill, Berezantzev, AGI dhe ato te bazuar mbi provat penetrometrike), te portates
anesore (mes teorive te propozuara eshte ajo e Reese, Meardi, Bustamante, Doix, Kulhavy, Meyerhof…) dhe rezistences terthore
(Broms,…) Me ane te treguesve te ngjyrosur shprehet aplikimi i teorive te ndryshme sipas tipologjise se terrenit dhe shtylles dhe
nje funksion automatik zgjedh te perdore vetem korrelimet e pershtatshme per rastin aktual.
IS Palificate mund te kryeje llogaritjen e te gjitha teorive te disponueshme dhe te vleresoje vleren mesatare,
mesataren e peshuar, vleren maksimale ose minimale te llogaritur.
Ky program aplikon automatikisht koeficentet e sigurise te parashikuar nga NTC 2008, sipas rasteve te ngarkesave dhe
tipit te shtyllave. Komunikon direkt me CAD 3D struttura dhe me IS Plinti duke importuar pozicionin e shtyllave dhe rastet e
ngarkesave te nevojshme.
IS Palificate kryen verifikimet mekanike te shtylles ne gjendjen e fundit limite (perkuljen, prerje, maksimumi i
ngarkeses) plus verifikmeve S.L.V. (tensioni ne maksimum, carjet etj) sipas tipologjise ndertuese.
IS Palificate
llogarit cedimentet e shtyllave, duke perdorur kurba te marra nga perdorues ose nga letersia teknike sipas tipologjise se shtylles
dhe terrenit; cedimenti ne grup vleresohet me metoden e faktoreve te nderverprimit (Poulos).
Ne rastet sizmike, pervec kerkesa strukturale (seksione ne fushen elastike, armim minimal), verifikohet edhe mundesia e lengezimit
te shtresave me siperfaqesore te ngopura.
DOLMEN na lejon te konsiderojme nderveprimin terren-strukture ne nje fushe elastike per themele te perbera, ose te
perbera nga elemente te themeleve siperfaqesore (platea) dhe nga elemente te themeleve te thella (shtyllat), duke
perdorur modulet gjeoteknike IS Iperfond dhe IS Palificate ne kaskade nga CAD 3D Struttura.
Paralelisht me kompletimin e platese me guaska ne terren sipas Winkler te kryera ne CAD 3D struttura, mund te paraqisim
kufizime te tipit te shtyllave, te karakterizuar nga nje ngurtesi vetjake: kjo na lejon nje llogaritje te reaksioneve
te shperndara ne plate qe ne IS Iperfond, te con drejt definimit te kapacitetit portant te besuar plotesisht pllakave,
sipas normatives aktuale. Me tej IS Palificate kryen verifikimin e shtyllave, qe NTC 2008 na lejon ta konsiderojme si
thjeshtues te cedimenteve. Ky arsyetim projektues na lejon te thjeshtojme numerin e shtyllave dhe te kemi diametra me
te vegjel, me pasojen e kursimit ekonomik.
Macro e RE per analizen e themeleve te perbera na lejon ne faze te predimensionimit, krahasimin mes kapacitetit portant dhe
cedimentit te platese se izoluar dhe zgjidhjes me shtylla. Kjo na lejon zgjedhjen mes tre tipologjie themelesh: themelet
direkte, themelet mbi shtylla, themelet direkte me shtylla si thjeshtues te cedimenteve.
IS Palificate
krijon automatikisht nje raport llogaritjeje ne format .rtf, .html, .doc dhe .txt dhe gjeneron plane me ekzekutivet e armaturave. |
|