IS TraveCAP - IS TP

     

Single Image

 

     

IS TraveCAP eshte programi i dedikuar projektimit dhe verifikimit te trareve izostatike prej betoni te armuar te prekompresuar dhe kavosh aderente me prekompresion te pjesshem ose total dhe te integrueshem eventualisht me hedhjen ne situ.
Verifikimet behen per gjendjet e fundit limite dhe vazhdimisht te perditesuara sipas Normativave me te fundit, ne vecanti sipas NTC 2008.

 

Trari qe eshte objekt i studimit mund te kete seksione te cdo forme te permbledhura nga nje databaze e bollshme te seksioneve standart (T-je, dopio T-je, L-je, etj) ose te percaktuara per pika ose te importuara nga file dxf; ne menyre analoge nga dxf, mund te paraqiten dhe hekurat, kavot dhe vrimat eventuale te pranishme. Trari mund te kete nje zhvillim jo simetrik, nje siperfaqe te brendshme dhe nje te jashtme te sheshte ose ne pjerresi me seksione dhe lartesi qe variojne pergjate aksit te vazhdueshem ose ne menyre pikesore.

 

Pergjate zhvillimit te trareve mund te percaktojme armimin e lehte dhe ate me prekompresion, duke specifikuar numrin e kavove aderente, qe mund te jete konstante ose variabel (kusht i realizueshem nese futen mbrojteset izoluese). Ne menyre te terthorte, kavot futen ne seksion duke percaktuar koordinatat horizontale dhe te niveleve; kjo lejon te perllogarisim korrektesisht rastin e perkuljes se devijuar.

 

Futja e seksioneve dhe hekurave eshte bere me e lehte fale funksioneve "seleksiono dhe zvarrit", "kopio", "pasqyro" si ne nje CAD profesional.

 

Pesha vetjake e trarit dhe eventualisht te hedhjes ne situ integrativ jane te perllogaritura automatikisht.
Menaxhimi i fazave ekzekutive, te kushteve dhe te rasteve te peshave eshte plotesisht automatike, duke na lene mundesine per nje nderhyrje te perdoruesit. Edhe llogaritja e humbjes se tensionit per shplodhje dhe terheqje eshte kryer automatikisht nga programi.

 

Programi eshte ne gjendje te konsideroje te gjitha fazat e jetes se trarit me karakteristikat relative te materialeve: momenti i prerjes se trareve, zhvendosja dhe asemblimi ne baze, transporti ne destinacion me mjetet e duhura, vendosja ne projekt, hedhje ne situ eventuale te plotesimit dhe kushtet e veprimit. Mund te projektohen trare, situata definitive e te cileve dhe pozicioni i mbeshtetjeve te percaktoje krijimin e disniveleve ne mase te konsiderueshme. Per cdo faze jane bere te gjitha verifikimet e parashikuar nga normativa, qofte ne gjendjen limite te fundit si dhe ne gjendjet limite te veprimit. Verifikimet mund te kryhen sipas perkuljes se thjeshte ose perkuljes se devijuar.

 

IS TraveCAP krijon nje raport llogaritjeje komplete dhe te detajuar ne formatin html, word, ose txt. Cdo grafik dhe raporti perkates mund te printohen nga nje dispozitiv i menaxhuar nga Windows. Perdorimi i programit eshte intuitiv, mund te kesh akses te cdo komande me ane te menuse kryesore ose nga ikonat e pranishme ne barren e strumentave ose me butonin e djathte te mouse.

Single Image

 

 

 

 

Single Image
 

 

 

 

Single Image
 

 

 

 

Single Image
 

 

 

 

Single Image

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

CDM DOLMEN e omnia IS srl - P. IVA 06965140012 - Via Drovetti 9F, 10138 Torino ITALY

Tel.: +39 011 4470755 - Fax: +39 011 4348458 - mail: dolmen@cdmdolmen.it

Na ndiq ne:

Guarda i nostri video su YouTube